Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj, i cili u nda nga jeta të martën e 12 marsit.
Duke shprehur ngushëllimet e tij, kryeministri Kurti, tha se z. Sefaj do të kujtohet përherë për punën e tij fisnike si gazetar dhe për krijimtarinë e tij të pasur letrare dhe publicistike.
“Një jetë e plotë që ia ka vlejtur fort. Për veten e tij dhe për neve që e njohëm, i lexuam e do t’i lexojmë përsiatjet dhe përvojat e tij të kthyera në libra për të tjerët. Me mall e nderime për Bajram Sefajn”, shkroi kryeministri Kurti, në librin e ngushëllimeve./Arbresh.info/




Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...