Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Itali, në zonën mes Colleferro dhe Anagni, ku pas aksidentimit me makinë, dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Referuar mediave italiane, makina tip BMW e cila drejtohej nga një shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë dhe është përmbysur.
Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë. I plagosuri, gjatë rrokullisjes së mjetit, ka dalë jashtë tij, duke u shpëtuar flakëve.
Po ashtu raportohet se kjo makinë ishte e vjedhur, por nuk dihen më shumë detaje.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve. I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ndërsa trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan nga gjurmëve të gishtërinjve.
Sipas asaj që bëri me dije policia, në makina u gjetën mjete për vjedhje./tch
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...