Me datën 15.03.2024, rreth orës 15:30, policët e stacionit në Shtime kanë pranuar një informatë se në fshatin Zborc të Shtimes një person posedon armë të zjarrit pa leje.
Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë personin B.M(M/K), i moshës 50 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmë automatike.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar.
Rasti është emëruar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info/

Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...