Shefat e Misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mirëpresin dhe lavdërojnë veprimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, i cili konfirmoi pronësinë e disa hektarëve të tokës për Manastirin e Deçanit.
“Udhëzimi i Zyrës Qendrore Kadastrale për regjistrimin e kësaj toke në Manastirin e Deçanit dhe sigurimi që ky veprim të ketë përfunduar është një hap i rëndësishëm përpara nga autoritetet kosovare, në përputhje me aspiratat e saj evropiane dhe euroatlantike”.
“Siç e kemi thënë majin e kaluar në përvjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të nevojshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, u tha në këtë deklaratë.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...