Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se bashkë me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Inspektoratin e Punës
kanë vazhduar vizitat nëpër biznese me qëllim identifikimin e punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët.
Dje, Zëvendësministri Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi së bashku me ekipet e inspektorëve kanë vizituar biznese të ndryshme në sektorët e gastronomisë dhe tregtisë në Komunën e Mitrovicës, përcjell Arbresh.info
Gjatë këtyre vizitave janë hasur punëdhënës të cilët kishin të angazhuar punëtorë të padeklaruar dhe pa kontrata të punës.
Për këto raste, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë iniciuar procedurat përkatëse për gjobitjen e punëdhënësve në fjalë.
“Fushata për identifikimin e punës së padeklaruar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim andaj ftojmë të gjithë punëdhënësit që të veprojnë konform ligjit të ri të ATK-së, përmes së cilit parashihet që punëdhënësit të deklarojnë çdo punëtor të ri, një ditë para se punëtori të fillojë punën”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë