Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar karakteristikat se 15 kamionët ushtarakë RheinMetall të cilët iu shtuan sot FSK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se disa kamionë i kanë blerë si Qeveri dhe disa i kanë pranuar si donacion, shkruan Arbresh.info.
“Kamionët ushtarak RheinMetall MAN HX2, 8×8, prodhim gjerman, i janë shtuar arsenalit të ushtrisë tonë. Këta kamionë të cilët si Qeveri i kemi blerë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe disa i kemi pranuar si donacion, janë ndër më modernët, multifunksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.”, ka shkruar ai.
Ai i ka përshkruar këto karakteristika të kamionëve si mbresëlënëse.
“Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë.”, u shpreh ai.
“Menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira.”, shtoi ai.
Maqedonci u shpreh se FSK është çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues./Arbresh.info/
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...