Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare për Biznes ka thënë se nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 .
Shahini thotë se kosovarët shpenzojnë mbi 1 milionë euro për vikend në Greqi.
Sipas tij, Greqia po bëhet vendi më i preferuar i Kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti.
Postimi i plotë:
Mbi 1 milionë € kosovarët shpenzojnë për vikend në Greqi
Nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish Jugosllavini .
Greqia po bëhet vendi më I preferuar i Kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti,që mesatarishtë në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitor për vikend për te vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të greqisë,mesatarishtë po shpenzojn mbi 1 milionë€ për konsume ,sigurime të makinave dhe shoping sipas një studimi të AKB-ës.
Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8€./Arbresh.info/
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike