Zjarri që përfshiu një fabrikë të plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, po vazhdon edhe sot por me intensitete të vogël. Zjarrfikësit ende janë në vendin e ngjarjes duke bërë përpjekje për lokalizmin e zjarrit, ndërsa deri më tani, sipas analizave preliminare dyshohet se zjarri ka ardhur nga brenda lokalit.
Kryeshefi i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Nol Dedaj ka thënë se janë vazhdimisht në vendin e ngjarjes për të parë nga afër zhvillimet, dhe me vendim të institucioneve përkatëse, sipas ligjit dhe mandatit, do t’u dalin në ndihmë kësaj kompanie.
Dyshohet se fabrika e mbeturinave mori flakë nga një zjarr brenda ambientit të brendshëm, por vetëm pas raportit preliminar, saktësohen rrethanat.
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike