Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndërruar jetë një person si pasojë e kontaktit me rrymën, në Leposaviq.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i pajetë me vendim të prokurorit, është dërguar në IM: për obduksion.
Rasti është iniciuar si rast nën hetime.
“Leposaviq / 11.03.2024-18:30. Një mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull dyshohet se si pasojë e kontaktit me rrymën ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...