Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 24-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Ballkanit, Nazmi Gripshi.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Avni Shala, Skender Kapra dhe Sabit Uka.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 24 -t t’i takojë Nazmi Gripshi, pasi përveç dy golave, ishte mjaft i përkushtuar edhe në ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarit në mesfushë.
Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Ballkanit u shpreh i lumtur për vlerësimin.
“Jam i lumtur që kam kontribuuar në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës. Zgjedhja si ‘Ylli i Javës’ për mua është një motivim i madh për të ardhmen. Largimi i lojtarëve kryesorë ka bërë që përgjegjësia më e madhe të jetë tek lojtarët më me përvojë, e gjithashtu edhe tek unë. Ballkani synon të bëhet sërish kampion. Ndeshjet në kampionat i shoh më sfiduese se sa ato për kupë”, tha Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.
Ballkani mposhti Malishevën me rezultat 2-0./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?