Kompozitori dhe dirigjenti francez, Pierre Boulez, figurë e rëndësishme e muzikës bashkëkohore, mjaft i njohur dhe i famshëm në mbarë botën, vdiq dje në mbrëmje në Baden-Baden në Gjermani, ku ai banonte.
Pierre Boulez, 90 vjeç, gëzonte jashtë vendit një reputacion edhe më të madh se sa në Francë, ku ai vuante nga një reputacion dogmatik, pas largimit të tij në mënyrë të vullnetshme në Gjermani prej më shumë se një gjysmë shekulli.
I tërhequr nga poezia dhe piktura, po aq sa edhe muzika, ai do të mbetet në memorie si një nga figurat më të mëdha intelektuale të gjysmës së dytë të shekullit XX.
“Pierre Boulez ka ndriçuar muzikën franceze në mbarë botën”, deklaroi presidenti francez, François Hollande.
“Ai ka zënë vend në mesin e kompozitorëve më të mëdhenj të shekullit XX dhe besoj se veprat si ‘Përgjigje’ ose ‘Çekiçi pa zot’ do të mbeten përgjithmonë në historinë e muzikës”, deklaroi drejtori i Operas së Parisit, Stephane Lissner./AFP/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku