Lëndimet e shumta e kanë detyruar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, që të mendojë për të transferuar ndonjë mbrojtës.
Në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Ligës ndaj Stoke City, është lënduar edhe qendërmbrojtësi Dejan Lovren, duke e lënë Liverpoolin pa asnjë mbrojtës të qendrës në këtë periudhë.
Kjo gjendje ka bërë që Klopp të mendohet për të ndërhyrë në afatin kalimtar të lojtarëve dhe të përforcojë këtë repart, transmeton KosovaPress.
“Në këto momente nuk kam asnjë qendërmbrojtës të gatshëm për lojë dhe kjo më bën që të mendoj që të bëj një zgjidhje, duke kërkuar lojtar të ri”.
“Në fillim të sezonit kishim pesë qendërmbrojtës, dy javë më parë patëm tre ndërsa sot asnjë, dhe kjo situatë normalisht se më shqetëson”, deklaroi trajneri gjerman, pas fitores minimale 1:0 ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...