Nëntë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të premten në perëndim të Wisconsin të SHBA-së. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur ndërmjet dy automjeteve, raportoi AP.
“Lutjet tona shkojnë për familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që u përfshinë, si dhe reaguesit e parë që punuan shpejt për të ofruar mbështetje në vendngjarje”, ka shkruar guvernatori Tony Evers në X.
Sipas raporteve preliminare, se vetura gjysmërimorkio në State Highway 95 u përplas me një furgon që udhëtonte në County Highway J, ka bërë të ditur policia.
“Furgoni hyri në kryqëzim dhe u godit nga gjysmërimorkio”, thuhet në njoftimin e policisë. Përplasja la të mbyllur autostradën 95, derisa nuk dihet ende se sa persona ishin në vetura në momentin e aksidentit./abcnews.al
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...