Me datën 03.03.2024, në ora 19:24, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacionin për një rast “vjedhje e rëndë” në rrugën e “ Jonit “ në Prizren.
Rastit i është përgjigjur ekipi i patrullës të cilët në vendin e ngjarjes kontaktojnë me viktimën, ajo ka deklaruar se i është vjedhur portofoli i saj bashkë me dokumentet personale si dhe para të gatshme në vlerë prej 1,150 Euro.
Nga hetuesit e stacionit janë ndërmarr veprime taktike-operative në terren dhe është identifikuar tanimë i dyshuari (E.B., 21-vjeç) nga Prizreni, i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Gjithashtu për rastin është arritur që të gjendet prova kryesore si portofoli dhe disa prova tjera.
Pas përfundimit të proceduarve të para hetimore prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për të dyshuarin me kohëzgjatje prej 48 orë./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...