UEFA mblodhi pak ditë më parë në Budapest përfaqësues nga të 55 federatat anëtare në një aktivitet me rëndësi siç është Konferenca “UEFA Grow – Komunikimi dhe Marketingu”, për të shkëmbyer njohuritë dhe inovacionet më të fundit teknologjike me disa lektorë dhe ekspertë mjaft të njohur nga e gjithë bota.
Ndër temat kryesore të diskutuara përgjatë tre ditëve të konferencës, ishte analizimi i evolucionit televiziv, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për efikasitet operacional, strategjitë për të angazhuar audiencën dixhitale dhe moshat e reja, rritja e futbollit të femrave dhe maksimizimi i vlerës së sponsorizimit.
Gjithashtu, të ftuar specialë ishin edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, i cili ndau me të pranishmit idetë dhe eksperiencën e tij mbi komunikimin dhe menaxhimin e nivelit të lartë, si edhe shefi i arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti.
Federata Shqiptare e Futbollit u përfaqësua në këtë konferencë nga Drejtori i Departamentit të Komunikimit, Fatjon Kodra dhe Drejtorja e Departamentit të Marketingut, Fatma Gjini, ndërkohë që morën pjesë edhe përfaqësues të nivelit të lartë drejtues të UEFA-s.
Konferenca theksoi rolin qendror të UEFA-s në bashkëpunimin me të 55 federatat anëtare, pavarësisht nëse marrin pjesë ose jo në finalet e EURO 2024, për të krijuar një zë të bashkuar për turneun më të madh kontinental.
Nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe ideve, UEFA po ndërton skenën e duhur për një turne që premton të jetë magjepsës dhe frymëzues, duke promovuar gjithashtu punën fantastike që secila prej federatave anëtare bën për të zhvilluar lojën.
Promovimi dhe zhvillimi i futbollit në të gjithë Evropën është në thelbin e UEFA Grow, një program i krijuar për të rritur futbollin evropian në mënyrë sistematike dhe strategjike në partneritet me federatat anëtare, duke i mbështetur ato që të jenë në gjendje të maksimizojnë potencialin e tyre të plotë si brenda dhe jashtë fushës./Ss
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...