Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka bërë homazhe në Prekaz.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu u shpreh se Epopeja e UÇK-së është beteja më e lavdishme e popullit shqiptar, shkruan Arbresh.info.
“Betejë e një familje kundër një ushtrie, kundër një shteti siç ishte Serbia. Betejë që përcaktoi fatin e popullit të Kosovës.”, shkroi Haxhiu.
Ndër të tjera ai tha se falë sakrificës sublime të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij Kosova u çlirua dhe gëzon pavarësinë.
“Pa këtë sakrificë, flijim hyjnor shembull unikat në botë, as bota demokratike nuk do të na ndihmonte ta fitojmë luftën tonë.”, u shpreh Haxhiu.
Ai tha se falë komandantit Adem Jashari sot fëmijët i rrisim në Kosovën e lirë.
“Përjetësisht lavdi komandant i përmasave botërore që sot rrisim fëmijët në Kosovën e lirë. Lavdi familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA