Organizatat e Kombeve të Bashkuara thanë se niveli i kequshqyerjes së fëmijëve në veri të Gazës është “posaçërisht ekstrem” dhe rreth tri herë më i lartë sesa në jug të enklavës palestineze, ku ka më shumë qasje në ndihma.
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, Richard Peeperkorn, tha se një në gjashtë fëmijë nën moshën 2-vjeçare në veri të Gazës përballet me kequshqyerje akute.
“Këto shifra ishin në janar. Prandaj, situata sot ka të ngjarë të jetë më e rëndë”, tha Peeperkorn.
Zëdhënësi i Organizatës së OKB-së për fëmijët, UNICEF, James Elder, tha se niveli i kequshqyerjes së fëmijëve nën moshën 5-vjeçare në veri të Gazës, ku qasja në ndihma është jashtëzakonisht e kufizuar që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – është tri herë më i lartë sesa në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.
Sipas tij, kjo tregon se “kur një dërgesë me ndihma shkon, nuk bënë dallim në shpëtimin e jetës”.
Në ditët e fundit, të paktën 15 fëmijë kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe dehidrimit në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi.
Thirrjet ndaj Izraelit që të bëjë më shumë për krizën humanitare janë rritur që nga vdekja e palestinezëve që po prisnin në radhë për të marrë ndihma në Gazë muajin e kaluar.
Autoritetet shëndetësore thanë se 118 persona u vranë, duke ia atribuuar vdekjen e tyre zjarrit izraelit. Izraelit u zotua se do të hetojë këtë rast.
Përveç kequshqyerjes, është rritur rreziku edhe nga sëmundjet ngjitëse, me nëntë në dhjetë fëmijë të moshës 5 vjeçe – afër 220.000 fëmijë – që janë sëmurë javët e fundit, tha Elder.
“Kjo shndërrohet në spiralen që ne kemi frikë: sëmundjet ngjitëse, mungesa e ushqimit, mungesa u ujit të pastër dhe bombardimet e vazhdueshme dhe diskutimet për ofensivën në Rafah, qytetit të fëmijëve”, tha Elder për gazetarët, duke iu referuar qëllimit të shprehur nga Izraeli që të çrrënjosë batalionet e Hamasit nga Rafahu ku thotë se po fshihen.
Muajin e kaluar, Izraeli intensifikoi bombardimet në Rafah, ku afër 1.5 milion banorë janë strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të Gazës.
Sipas OKB-së, çereku i popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është buzë urisë, pas pothuajse pesë muaj luftë.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pas sulmit vdekjeprurës të kryer nga ekstremistët palestinezë në jug të Izraelit, ku vranë 1.200 persona dhe rrëmbyen 250 të tjerë.
Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë tokësore dhe ajrore, që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 30.000 persona në Gazë./rel
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...