Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka përkujtuar sakrificën sublime të Familjes Jashari.
Abdixhiku tha se datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante në luftën e Kosovës për liri e çlirim, shkruan Arbresh.info.
“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante në luftën e Kosovës për liri e çlirim; sakrificën sublime të Familjes Jashari e me këtë dhe fillimin e fundit të përpjekjes sonë shekullore për liri.”, u shpreh Abdixhiku.
“Flijimi i familjes Jashari në altarin e lirisë, ishte sakrificë ultime e gdhendur në mendjen e mësuesit Shaban Jasharit, të Komandantit legjendar Adem Jashari e të Hamëz Jasharit. Ata zgjodhëm lirinë prandaj dhe morrën përjetësinë.”, shtoi ai.
Më tej, Abdixhiku u shpreh se rënia heroike e tyre, përballë forcave ushtarake e paraushtarake të Serbisë, ishte kushtrim për një popull të tërë.
“Ishte këmbanë për luftën dhe përpjekjen tonë kolektive drejt lirisë, e për aleancat e ardhshme që do të rreshtoheshin me idealin e tyre e tonin pa dallim.”, shtoi mes të tjerash kreu i LDK-së.
Ndër të tjera, kreu opozitar u shpreh se është obligim i secilit prej nesh që të punojmë fort sepse vetëm kështu, siç tha ai, i nderojmë dhe e dërgojmë në vend amanetin e të rënëve të Familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.
“Lavdi e përjetshme për Familjen Jashari!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C