Është identifikuar objekti astronomik më i ndritshëm që është parë ndonjëherë në univers. Objekti është një bërthamë galaktike, më e shndritshme dhe më e shpejtë midis atyre që janë vëzhguar deri më tani.
I quajtur ”J0529-4351”, ai fuqizohet nga një vrimë e zezë me një masë 17 miliardë herë më të madhe se Dielli. Këtë e demonstrojnë të dhënat e mbledhura falë Teleskopit të Observatorit Europian Jugor në Kili, botuar në revistën “Nature Astronomy”.
“Ne kemi zbuluar vrimën e zezë me rritje më të shpejtë të njohur deri më tani”, theksoi Christian Wolf, astronom në Universitetin Kombëtar Australian (ANU) dhe autori i parë i studimit.
”Është befasi që ka qenë i panjohur deri më sot, kur tashmë dimë rreth një milion kuazarë më pak të shquar”, tha bashkautori Christopher Onken.
Observatori Europian e vuri re objektin, të quajtur J0529-4351, gjatë një studimi qiellor të vitit 1980, por mendohej se ishte një yll.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...