
FILE PHOTO: Soccer Football - Premier League - Manchester United v Wolverhampton Wanderers - Old Trafford, Manchester, Britain - August 14, 2023 Manchester United manager Erik ten Hag celebrates after the match REUTERS/Dylan Martinez/File Photo
Manchester United u mposht nga Manchester City me rezultat 2-1 në kuadër të Premier Leagues.
Pas ndeshje trajneri i djajve befasoi me deklaratën e tij, shkruan Arbresh.info.
Ai lavdëroi lojtarët e tij për ndeshjen që kanë bërë.
“Mendoj se ishte një paraqitje e mirë në përgjithësi, ne kaluam në 1-0 dhe patëm momentet tona pas tij për të shënuar të dytin”, ka thënë fillimisht trajneri i Djajve të Kuq.
Ten Hag theksoi se Manchesteri ka bërë në përgjithësi një mbrojtje të mirë.
“Ne u mbrojtëm shumë mirë dhe ishin dy momente përcaktuese kur për pak bëmë një depërtim dhe pësuam golin e parë”.
“Atëherë ju jeni të zhgënjyer, ne duhet ta pranojmë atë dhe ende kishim mundësitë për të marrë të paktën një pikë, por edhe fitorja ishte e mundur”, vazhdoi Ten Hag.
Tutje holandezi foli edhe për një faull të Ëalkerin në Rashfordin.
Për faullin e Kyle Walker ndaj Marcus Rashford: “Unë shikova prapa dhe e pyeta Rashyn (Rashfordin) nëse kishte kontakt, ndoshta i butë, por kishte kontakt”.
Teksa fare në fund u ndal edhe te taktikat e tij, për këtë ndeshje.
Për taktikat: “Duke kaluar pas vijës së mbrojtjes me shpejtësinë e Garnachos, tashmë pas disa minutash pati një përparim të mirë dhe më pas shpejt një gol i mirë nga Rashford”.
“Mesin e mbyllëm shumë mirë dhe zonën shumë mirë. Ne i qëndruam planit dhe patëm momentin e veprimit, por që në disa pjesë dështuam me çka edhe pësuam golat”, shtoi më tej trajneri holandez.
City është i dyti në tabele me 62 pikë, një më pak se Liverpooli kurse United është i gjashti me 44 pikë./Arbresh.info/
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...