Shiu ka sjellë probleme të mëdha në qytetin e Suharekës. Rënia e pandërprerë e tij dhe shkrirja e borës ka vërshuar thuajse gjithë qytetin.
Kjo mund të shihet edhe në videot që ka siguruar portali Arbresh.info. Shihet se shiu ka shkaktuar vështirësi. E po ashtu ka ndërprerë edhe mësimin në shkollën “Shkëndija”.
Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim në komunën e Suharekës Reshat Reshitaj.
Ai, ka konfirmuar po ashtu se gjendja më e keqe është në rrugën “Xhavit Sylaj”.
“Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe shkrirja e shpejtë e borës ka krijuar sasi të madhe të ujit dhe ka shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit, gjendja më e rëndë është në rrugën “Xhavit Sylaj” ish – rruga e Reqanit këtu edhe herëve tjera krijohet, mirëpo sot janë shumë më të theksuara dhe më të mëdha. Si pasojë e vërshimeve është ndërprerë mësimi në ndërrimin e pasdites në këto momente nuk po mbahet mësimi nëpër shkolla, në shkollën fillore, të mesme dhe të ulët “Shkend ija”, dhe normalisht edhe ora e fundit të ndërrimit të paradites nuk është mbajtur sepse rruga është afër shkollës dhe fëmijët duhet tejkaluar rrugën se është e pamundur, vetëm në raste se shfrytëzohet me makinë. Në rrugën Xhavit Sylaj ka vështirësi kalimi edhe për vetura sepse me të vërtet është krijuar një problem i madh”, tha Reshitaj.
Reshitaj konfirmon po ashtu se një pjesë e ujit ka shkaktuar edhe dëme materiale në disa shtëpi dhe lokale afariste që gjenden në rrugën Xhavit Sylaj.
Nuk ka asnjë të dhënë se sa janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo në terren tashmë gjenden ekipet e shpëtimit dhe njësiti i zjarrfikësve. Zyrtari për informim Reshat Reshitaj thotë se gjendja është nën kontroll dhe ekipet janë afër qytetarëve dhe se nuk ka nevojë për panik./Arbresh.info
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...