Falë funksionit të ri, përdoruesit e Windows 11 do të mund të përdorin telefonat e tyre Android apo tabletët si ueb kamerë.
Kushti i vetëm është që pajisjet e tyre të kenë versionin Android 9 apo më të ri, dhe ta instalojnë versionin më të ri të aplikacionit Link to Windows.
“Me këtë funksion, do të mund të lidheni dhe të kënaqeni me cilësinë e lartë të kamerës nga pajisja e juaj mobile në kompjuter. Disa nga mundësitë përfshijnë bartjen nga kamera e përparme në atë të pasme, pauzimin e transmetimeve direkte dhe përdorimin e efekteve të veçanta që ofron telefoni i juaj”, kanë bërë të ditur nga Microsoft.
Për ta përdorur këtë funksion, nga Microsoft kanë bërë të ditur se duhet të futeni në Setting, më pas Bluetooth & devices dhe Mobile devices dhe në fund të klikoni në Manage devices duke i mundësuar PC-së tuaj lidhjen me pajisjen e juaj Android, transmeton Telegrafi.
Microsoft gjithashtu i bën thirrje të gjithë testuesve të provojnë këtë funksion dhe të raportojnë gabimet e mundshme në kuadër të Feedback Hub.
Ky funksion pritet të jetë i qasshëm për të gjithë përdoruesit deri në azhurnimin e radhës të Windows 11.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova