Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila kohëve të fundit është marrë më shumë me emisione televizive, ka lajmëruar se sonte nuk do të transmetohet show i saj më i ri, “Show i së premtes me Adelina Ismailin”
Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi që e ka bërë në rrjetin e saj social, Facebook.
“Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim shoë i së premtes sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim”, ka shkruar Adelina.
Ndër të tjerat, Adelina që më shumë se tri vite tashmë ka filluar me prodhimin e emisioneve televizive.
“Show i së premtes me Adelina Ismaili” ishte emisioni i fundit që transmetohej në RTK./Arbresh.info/
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...