Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është e pakuptimtë që masat vazhdojnë të mbesin në fuqi kundër Kosovës, derisa kanë dalë informacione mbi rolin agresiv të Serbisë. Ajo i ka quajtur të pakuptimta masat e BE-së ndaj Kosovës.
Sipas saj, masat nga BE-ja janë vendosur për Kosovën vetëm pse i ka dërguar kryetarët e zgjedhur në veri të vendit, nën përcjellje policore, ndërkohë që ndaj Serbisë nuk ka masa edhe përkundër se ka organizuar sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjësk.
“Mbajtja e masave ndaj Kosovës në kohën kur po dalin informacione që jo vetëm që Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit por ajo ka planifikuar një sulm tjetër dhe ka pasur lëvizje masive ushtarake drejt kufirit me Kosovën”, ka thënë Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Masat në fuqi, ndaj Kosovës janë si rrjedhojë e shkuarjes së katër kryetarëve, ndërsa në Serbi nuk ka masa përkundër që e kanë organizuar e mbështetur një sulm terrorist ku është gjetur gjithë ai municion”, ka thënë ajo./rtk
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...