Fluturimet në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit është ndërprerë për shkak të një kërcënimi me bombë.
Pasagjerët janë evakuuar ndërsa në rrjetet sociale janë shfaqur disa video që tregojnë evakuimin e pasagjerëve nga aeroplani që ishte gati të ngrihej.
Siç mund të dëgjohet në video, ekuipazhi i kabinës paralajmëroi njerëzit që të lënë bagazhet e tyre dhe të vazhdojnë me evakuimin.
Pasi zbritën nga aeroplanët përmes një rrëshqitëseje, njerëzit vrapuan në pistën e aeroportit në errësirë dhe videot nga rrjetet sociale tregojnë se edhe disa aeroplanë u zbrazën me udhëtarët.
Kompania malazeze “Air Montenegro” ka bërë të ditur se në aeroplanin e tyre është njoftuar se ka bombë.
Sipas informacioneve jozyrtare, bomba është raportuar edhe në disa fluturime të tjera që është dashur të nisin gjatë mbrëmjes.
Aeroporti “Nikola Tesla” konfirmoi për N1 se trafiku është pezulluar dhe se nuk dihet se kur do të rifillojnë fluturimet. /Telegrafi/
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...