Peja dhe Sigal Prishtina luajnë sfidën e radhës në Ballkan Ligë.
Ndeshja do të luhet në qytetin e Gjakovës me fillim nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.
Palestra “Shani Nushi” do të jetë nikoqire e derbit të skuadrave kosovare në Ballkan Ligë, pasi që arena “Karagaçi” ka probleme me semafor ende.
Këto dy skuadra janë takuar tri herë brenda këtij sezoni në Superligën ne Kosovës në Basketboll, ku dy herë kanë triumfuar pejanët kurse në një ndeshje tjetër kryeqytetasit.
Gjithashtu në Ligën Ballkanike të dyja skuadrat kanë bilanc të njëjtë ku pas katër takimeve kanë nga tri fitore dhe një humbje./Arbresh.info/
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...