Kryesuesi i ekipit të Serbisë në dialog, Petar Petkoviq, tha se sot delegacioni i Beogradit ka treguar përkushtim të plotë për çështjen e dinarit.
Sipas tij, “takimi në Bruksel ka treguar se vendimi për Rregulloren e re të BQK-së nënkupton zgjidhje në nivel politik”.
Pas takimeve në Bruksel, ai u tha gazetarëve se fakti që ndodhet në Bruksel, ndryshe nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, “tregon vendosmërinë e Beogradit për zgjidhjen e problemeve me dialog”.
Sipas tij, takimi tregoi se vendimi i BQK-së “nënkupton zgjidhje në nivel politik”.
“Prandaj kam qenë këtu, e jo Bislimi. Pasojat e një vendimi të tillë janë politike. Është e vërtetë që dinari nuk është diskutuar kurrë në dialog deri më tani, por duke pasur parasysh se vendimi” i BQK-së “prek drejtpërdrejt serbët, sigurisht që do të diskutohet në Bruksel”, tha Petkoviqi.
Ai tha më tej se është e rëndësishme të tregohet vendosmëria e plotë, “prandaj delegacioni i Beogradit erdhi në përbërje të plotë dhe theksoi pasojat shkatërruese të vendimit për dinarin”./Klankosova.tv/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...