Gjatë ditës së sotme qytetarët nuk kanë mundur të pajisen me pasaporta dhe letërnjoftime për shkak të problemit me pajisjen e cila lëshon numrat për pritje në radhë.
Në një përgjigje për Arbresh.info, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj tha se problemi nuk qëndron te mungesa e materialit.
Sipas tij, për shkak të zhvendosjes në objektin e Rilindjes janë paraqitur probleme me instalimin e pajisjeve teknike.
“Ne kemi qenë në objekt të Gërmisë dhe të shtuneve dhe të dielave në objektin te Rilindja, jemi zhvendos dhe kemi menduar që deri në 12:00 të lëshohet sistemi por për shkak të instalimit të pajisjeve teknike nuk kemi mundur.”, tha Camaj.
Ai theksoi se pritet që sistemi të rregullohet deri nesër (e martë).
“Po mendojmë që nesër në ora 08:00 rregullohet”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...