Një segment prej afro 3 kilometrash në Rrugën e Kombit, pranë qytetit të Kukësit është bllokuar. Për shkak të punimeve për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentin përfundimtar, nga ura gjashtëmetroshe deri tek ura mbi Drin nuk do të lejohet qarkullimi i qytetareve dhe mjeteve.
Trafiku i makinave që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës dhe anasjelltas devijohet në dy pika hyrëse për në qytetin e Kukësit drejt unazës për t’u lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.
Bllokimi i segmentit dhe devijimi i trafikut nisi në orën 15:00 të së shtunës dhe do të vijojë për të paktën 12 ditë, deri në përfundimin e zhvendosjes se urës metalike mbi Drin.
Policia është angazhuar për të menaxhuar trafikun që do të krijohet nga ky devijim, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve e veçanërisht atyre te transportit të mallrave dhe tonazhit të rëndë.
Ura e re mbi lumen Drin ka përfunduar tërësisht si konstrukt metalik, ndërsa përmes një procesi delikat do të zhvendoset gjatë këtyre ditëve në bazamentet përfundimtare në brigjet e liqenit.
Ura e re ka një gjatësi rreth 310 metra me konstrukt çeliku, pa pikë mbështetëse të ndërmjetme dhe me një hark metali me një lartësi kulmore nga bazamenti 50 metra. Ura e re përmbyll përfundimisht piken nevralgjike të rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik gjatë sezonit të verës. /abcnews.al
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...