Bayern Munich mund të ketë një ‘armë sekrete’ e cila do t’i ndihmojë ata të mposhtin Liverpoolin në garën për të siguruar shërbimet e Xabi Alonsos për sezonin e ardhshëm.
Teksa po i afrohemi muajve të fundit të sezonit 2023/2024, është e sigurtë se Alonso do t’i dominojë titujt e gazetave në një të ardhme të afërt.
Kjo për shkak se ekipi i tij Bayer Leverkusen është në rrugën e duhur për të fituar Bundesligën, gjithashtu edhe për faktin se tekniku spanjoll është lidhur për një kalim tek njëra prej Bayern ose Liverpool.
Sipas asaj që raporton Caught Offside, gazetari gjerman Christian Falk ka pretenduar se Bayerni ka një armë sekrete për të joshur Alonson që ta pranojë ofertën e tyre.
“Nuk e është një sekret se Xabi Alonso është kandidati kryesor për të pasuar në stol Jurgen Klopp, por Bayerni gjithashtu tani ka Alonson si prioritet kryesor në listën e tyre të dëshirave”, ka thënë Falk.
“Fakti që Tuchel është lejuar që të drejtojë ekipin deri në verë ka të bëjë gjithashtu me faktin se Bayerni po pret Alonson”.
“Drejtuesit e Bayernit kanë vetëbesim sepse deri tani ata kanë marrë çdo trajner që kanë dashur, madje edhe Pep Guardiolën”, është shprehur Falk.
“Ata kanë një avantazh për shkak të ish-shefit Karl-Heinz Rummenigge, sepse ai gjithmonë ka mbajtur kontakte me Alonson dhe llogaritet si një njeri i besuar i Alonsos”, përfundoi ai./Telegrafi/
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...