Lojtari i Real Madridit, Toni Kroos, ka njoftuar në llogarinë e tij në Instagram se do të veshë sërish fanellën e Kombëtares Gjermanisë.
Mesfushori gjerman i dha fund karrierës ndërkombëtare para disa vitesh, por tashmë ka vendosur të rikthehet përsëri në ekipin e Panzerëve.
Është vet Kroos, i cili me anë të një postimi në profilin e tij privat ka njoftuar se do të kthehet të luajë për Gjermaninë nga muaji mars.
“Në mars do të luaj sërish për Gjermaninë”, ka njoftuar fillimisht Kroos, duke vazhduar të arsyetoj vendimin e tij.
“Pse? Për shkak se u pyeta nga trajneri i kombëtares, jam në formë dhe jam i sigurt që me ekipin në Kampionatin Evropian është e mundur shumë më tepër nga sa besojnë shumica!”, përfundoi mesfushori gjerman.
Ndryshe, Kroos ka luajtur plotë 106 ndeshje me Gjermaninë, ku ka shënuar 17 gola dhe ka fituar Kupën e Botës më 2014. /Telegrafi/
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...