Tre civilë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga granatimet ruse në tri rajone lindore të Ukrainës, thanë autoritetet vendore të mërkurën.
Një person u vra në Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut, derisa tetë të tjerë u plagosën, tha guvernatori rajonal Vadym Filashkin.
Në rajonin e Harkivit, dy bujq u vranë në vend kur vetura e tyre u godit në fshatin e Petropavlivkës në rrethinën e Kupianskit, derisa një grua u plagos, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.
Në rajonin e Hersonit, katër njerëz u plagosën nga sulmet ruse me artileri, mortajë dhe dronë, thanë autoritetet vendore.
Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës thanë se i rrëzuan 13 prej 19 dronëve të shkrepur nga Rusia në katër rajone ukrainase mëngjesin e së mërkurës.
Ajo tha se i shkatërroi edhe një raketë S-300 dhe katër raketa Kh-22.
Dronët u rrëzuan në rajonet Harkiv, Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Donjeck, tha ajo.
Katër dronët e mbetur nuk e arritën cakun, sipas saj./REL/
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...