Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se sistemi i rimbursimit të depozitave në Kosovë, po vjen.
Aliu ka thënë se sistemi i rimbursimit të depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit, përcjell Arbresh.info.
“SuperLAJM – Sistemi i Rimbursimit të Depozitave në Kosovë po vjen. Tashmë kemi hapur zyrtarisht thirrjen për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së)”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook.
“Sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit. Ky Sistem njëherit është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka shtuar Aliu./Arbresh.info
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...