Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
10:00
Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK mban protestë paqësore kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK. (Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe para zyrave të KEK-ut)
09:00
Hapen punimet e konferencës dyditore “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”, e cila organizohet nga SBAShK-u dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit nga Tirana. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin e Performancës së AKP-së dhe AKK-së për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Shënohet 35-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës të vitit 1989. (Mensa e minatorëve, Stantërg)
11:00
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Shtetërore të Turqisë, Uğur Ünal, viziton Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. (Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës)
14:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. I ftuar ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. (Kuvendi i Kosovës, N302)
16:00
Mbahet Ceremonia e Certifikimit të 200 të trajnuarve në modulet e avancuara të gjuhëve programuese, në kuadër të projektit “ICT for Kosovo’s Growth”, financuar nga BE-ja. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani; shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog; ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; kryetari i Prishtinës, Përparim Rama etj. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot