Volodymyr Zelenskyy ka reaguar për vdekjen e kritikut të Putinit, duke thënë se presidenti rus është përgjegjës.
Duke folur nga Gjermania, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, udhëheqësi ukrainas tha se presidentit rus nuk i intereson kush vdes për sa kohë që pozicioni i tij në krye të shtetit është i sigurt.
“Natyrisht se ai u vra nga Putin. Si mijëra të tjerë që janë torturuar. Kjo tregon se përse Vladimir Putin duhet të humbasë gjithçka dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, shtoi ai.
Navalny vdiq këtë të premte në burg, për shkaqe ende të panjohura, ndërsa sipas burimeve ruse mjekët u përpoqën ta shpëtonin për 30 minuta, por fatkeqësisht nuk ia dolën./euronews.al
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë