Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se sot ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se me Hovenier kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
Tutje, Krasniqi theksoi se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të , kryealeatin strategjik të Kosovës.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
Në prag të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luaj rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave