Televizioni iranian ka transmetuar pamjet e një baze të re nëntokësore që përmban raketa me rreze 1 700 kilometra, në sfondin e tensioneve me SHBA-në, që ka parashikuar sanksione që lidhen me programin balistik të Teheranit.
Nisur nga pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror “Irib”, kryetari i Parlamentit, Ali Larijani është parë duke vizituar një bazë nëntokësore ku janë depozituar disa lloje të ndryshme raketash, mes të cilave edhe raketat ”Emad”.
Televizioni nuk ka bërë të ditur vendndodhjen e kësaj baze nëntokësore.
Irani kishte kryer së paku një provë të sukseshme të këtij lloji raketash në muajin tetor dhe sipas ekspertëve të OKB-së, ky akt përbën shkelje të rezolutës e miratuar nga viti 2010, që ndalon përdorimin nga ana e Iranit të raketave balistike nga frika e pajisjes së tyre me mbushje bërthamore.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...