Qeveria e Kosovës nuk po brengoset fort nga paralajmërimi i protestës së opozitës më 9 janar, në të cilën opozita do të kërkojë rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Sipas përfaqësuesve të partive në pushtet, PDK’së dhe LDK’së, koalicioni qeverisës po ecën mirë dhe është shumë stabil. Ata thonë se nuk frikësohen nga deklaratat e zyrtarëve të opozitës se më 9 janar do të jetë fundi i qeverisjes së Isa Mustafës.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, deklaroi se i sheh si normale thirrjet e opozitës, derisa ka ftuar qytetarët që të vlerësojnë se kë ta mbështesin, ata që duan qetësi, rend dhe ligj, apo ata që po tentojnë me dhunë të shkatërrojnë gjithçka, duke aluduar në opozitën.
“Qytetarët duhet të dinë kujt t’i japin mbështetje. T’i japin atyre që janë të interesuar që të krijojnë rend, ligj dhe qetësi apo atyre që janë të interesuar ta bëjnë krejt të kundërtën, duke rënë ndesh me interesat e qytetarëve të Kosovës. Ndërsa, thirrjet e opozitës i marr si normale, opozita ka të drejtë të jetë e pakënaqur. Mirëpo, ky është fati. Koalicioni është shumë stabil, është duke funksionuar. Kemi marrëveshjen dhe është respektuar me përpikëri deri sot”, ka thënë Grabovci për ‘Zëri’.
Ai i ka bërë thirrje opozitës që për të ardhur në pushtet t’u referohet rregullave demokratike, ta konsolidojë së pari vetveten dhe të mendojë për një ofertë më bindëse për qytetarët.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku