Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në mbledhjene sotme ka votuar pro propozim-vendimit për lënien në dispozicion për diskutim publik të Projekt dokumentit për Revidimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “KALABRIA” 2023-2031 në Prishtinë.
Sipas njoftimit, shqyrtimi publik do të mbahet në Ndërtesën e Re të Komunës së Prishtinës, Kati 2, Drejtoria e Planifikimit Strategjik nga data 22.02.2024 – 07.03.2024 nga ora 09:00 – 15:00, shrkuan Arbresh.info.
“Në hollin e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik do të jetë i ekspozuar materiali (pjesa grafike) sipas Vendimit nr. 01-020/04-236505/23 dt. 26.12.2023.”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Organizmin e shqyrtimit publik të këtij projektdokumenti e bën Drejtoria e Planifikimit Strategjik të Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, vërejtjeve dhe sugjerime me shkrim në raportin gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të planit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën