Ka vdekur Beqir Krasniqi, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.
Latifi tha se gjurmët e gjenocidit serb po shuhen dita ditës.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e njeriut të mirë e të respektuar, Beqir Krasniqit nga fshati Pastasel, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës.
Në ditën kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë në fshatin Pastasel, bacën Beqir, vetëm një fije e hollë e ndante nga vdekja, por, për fatin e tij të mirë, shpëtoi për t’u bërë rrëfimtar dhe dëshmitar i gjallë i atij tmerri.
Nga dita në ditë po shuhen gjurmët e gjalla të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar.
U përulemi me nderim të veçantë veprës dhe kontributit jetësor të Beqir Krasniqit!
Ngushëllime familjes Krasniqi!
Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Beqir e shpirti i tij pushoftë në paqe!/Arbresh.info/
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...