Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka ndërmarr një aksion në rajonin e Prizrenit për kontroll të veturave.
Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura, BMW X5 dhe Shkoda, me katër 4 persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara, shrkuan Arbresh.info.
“Gjatë kontrollit në veturën BMW X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria Speciale njofton se në këtë rast janë sekuestruar 24 mijë e 600 euro, dy automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe 9 telefona celularë.
Po ashtu, Prokuroria bën të ditur se të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Me aktvendim të Prokurorit nga Prokurorisë Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/

Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë