Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë përleshur fizikisht mes vete në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit 24 orësh, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Rr. Sutjeska, Mitrovicë Veri 14.02.2024 – 01:05. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin, nuk raportohet për të arrestuar.
Ndërsa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër