Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka folur në një konferencë këtë të mërkurë rreth vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb si mjet pagese.
Ai ka thënë se Uashingtoni do të angazhohet që kjo çështje për të cilën ka një fazë transitore të zgjidhet.
“Do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi diplomatikisht për ta zgjidhur këtë çështje. Ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe përtej kësaj, nuk dua që të parashikojë ndonjë hap specifik nga këtu”, ka thënë Miller këtë të mërkurë, transmeton KlanKosova.
Ai është pyetur edhe për vizitën e nesërme të sekretarit Antony Blinken në Tiranë dhe nëse do të ketë ndonjë porosi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përmes Edi Ramës së Shqipërisë.
“Vetëm më lejoni të them se çfarëdo që Sekretari i thotë Ramës, mendoj se duhet pritur, le t’ia thotë privatisht. Ai ka një konferencë në Shqipëri, ku do të flasë rreth takimit”.
Hoxhaj: Ndryshimi i regjimit në Iran hap rrugën për njohjen ...
Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin ambasadën në Teheran
Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjes...
Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...