Ousmane Dembele është kthyer të flas për periudhën te Barcelona, ku e ka pranuar se ka vuajtur shumë në këtë klub.
Dembele humbi gati tre nga gjashtë vitet që kaloi te Barça për shkak të lëndimeve, ku anësori nuk ishte i qëndrueshëm.
“Kam vuajtur shumë atje është e vërtetë. Kam kaluar disa kohë shumë të komplikuara”.
“Dhe pastaj pak nga pak, vitet kalojnë, gjithçka bëhet gjithnjë e më mirë”, ka thënë Ousmane Dembele për Le Parisien.
Sidoqoftë, gjërat filluan të merrnin një kthesë për mirë në lidhje me gjendjen fizike kur Xavi zëvendësoi Ronald Koemanin si trajner në 2021.
“Kam pasur momente të pabesueshme me Xavi. Ne ishim shumë të afërt. Ai më dha shumë këshilla dhe më besoi shumë”, deklaroi Dembele.
26-vjeçari ka shënuar vetëm një gol që kur iu bashkua PSG-së gushtin e kaluar, por ka 10 asistime, gjë që nuk është keq për një anësor./telegrafi
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...