Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në orën 14.00.
Më pas kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Europian.
Departamenti Amerikan i Shtetit zhvilloi një ditë më parë një bashkëbisedim me gazetarë shqiptarë dhe gjermanë në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken fillimisht në Shqipëri dhe më pas me prezencën e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, i pranishëm në bashkëbisedim, bëri me dije detajet e dhëna nga përfaqësuesit e lartë të DASH, si Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë James O’Brien, dhe ish-ambasadorja Yuri Kim, në cilësinë e Zëvendës Asistentetes të Sekretarit Amerikan për Europën dhe Euroazinë.
Ish-ambasadorja Kim tha se vizita e sekretarit Blinken në Shqipëri do të zgjasë rreth 8 orë dhe në fokus do të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor./euronews.al
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë