Murati fton bashkatdhetarët të ankohen për mashtrimet nga agjencitë turistike

20:15 | 5 Janar 2016
M. A.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që kanë rënë pre e mashtruesve të agjencive turistike gjatë kthimit nga Kosova, të bëjnë ankesë zyrtare në ueb faqen e Ministrisë së Infrastrukturës në mënyrë që të trajtohet kjo problematikë.

“Të nderuar bashkatdhetarë, të gjithë ju që këto ditë keni rënë pre e mashtruesve të agjencive turistike gjatë kthimit nga Kosova në vendet ku punoni, në mënyrë që t’ia lehtësoni edhe Ministrisë së Infrastrukturës në trajtimin e kësaj problematike për të bërë ankesë zyrtare. Në këtë link hapeni “Formularin e BE-së për ankesat e udhëtarëve nëpërmjet ajrit” si dhe më poshtë hapeni linkun i cili shpjegon procedurat e ankesës. Duke u ankuar e ndihmoni procesin e identifikimit të keqbërësve”, ka shkruar Murati.

Shpërndaje në rrjete sociale