Opinionisti Lumir Abdixhiku në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shfaqur habi për shkak të ndërprerjes së hetimeve kundër të akuzuarve në “rastin APEX”.
Ai thotë se ky rast tregon pse nuk ka luftë kundër krimit e korrupsionit të organizuar dhe pse Kosova s’e ka marrë liberalizimin e vizave, transmeton Arbresh.info.
Abdixhiku ka shkruar:
“Rasti i APEX-ave” – një nga aferat më të përfolura për korrupsion e krim të organizuar në Kosovë, hidhet poshtë nga gjyqësia jonë për shkak se – besoni ose jo – akuzës i ka skaduar afati i trajtimit. Pra, thenë ndryshe, rasti nuk trajtohet më nga gjyqësia, sepse nuk është trajtuar nga gjyqësia. Çfarë paradoksi.
Shihni neglizhencën për rastet e forta këndej. Shihni se pse s’ka luftë ndaj krimit e korrupsionit tek ne. Shihni pse s’ka viza më pas, pse s’ka integrim, zhvillim e shtet për të gjithë. Si t’i besojmë më pas këtij sistemi të drejtësisë – në i thoshin ashtu – ne të zakonshmit e tjerë, qytetarë taksapagues të Republikës?
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...