Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se qeveria amerikane ka qenë shumë e qartë rreth brengës së saj për synimin e ndalimit të përdorimit të dinarit në Kosovë.
Kur është pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës që zbatimi i rregullores së re të BQK-së të bëhet me një periudhë transitore, ambasadori ka thënë se nuk dëshiron që të lëshohet në detaje lidhur me atë që aktualisht ndodh në Kosovë. Sipas tij duhet që të ketë përmirësim të marrëdhënies në mes të Prishtinës dhe Beogradit “që do të thotë të arrihet normalizimi”.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes dialogut që marrëdhëniet të normalizohen dhe pastaj do të shohim”, ka thënë Hill për Tanjug, përcjell KlanKosova.tv.
Hill megjithëse ka theksuar se nuk dëshiron që të përfshihet në procesin e dialogut dhe që atë ia lë ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak, ai përmend që në këtë proces ka probleme, si dinari, që shton se duhet të zgjidhet në dialog.
Diplomati amerikan ka deklaruar se Amerika do që ta ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së.
“Është një rrugë e gjatë për ju dhe do të jetë deri në momentin që ju të anëtarësohemi, për çfarë ne ndajmë aspiratat dhe dëshirojmë që të ndihmojmë” .
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër