Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pas vdekjes tragjike të kirurgut të njohur Halil Tanaj.
Përmes një postimi në Facebook, përveç kirurg i shquar, ministri Vitia shkruan se Tanaj ishte profesionist dhe humanist, raporton Arbresh.info.
“Dr. Halil Tanaj ishte profesionist, humanist dhe kirurg i shquar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Nuk mund të përshkruhet hidhërimi për këtë humbje të madhe e të parakohshme. Dr. Halil Tanaj, ishte mbi të gjitha njeriu i urtë e punëtori që e manifeston profesionalizmin për të mbërritur më të mirën”, shkruan Vitia.
Ministri Vitia shkruan se me punën e tij, Tanaj mjekoi pa rreshtur mijëra pacientë.
“ Mjeku që do të mbetët në kujtimet e pacientëve të tij, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve me plot mirësi. Shembulli i punës së tij u bëftë udhëzues për kolegët e rinj”, shkruan ai.
Vitia u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve e miqve të shumtë për këtë humbje të madhe!
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare
Kjo është ‘Rezoluta e Hagës’ e miratuar nga Kuvendi i Kosovë...
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...