Gjatë ditës së sotme ka mbretëruar një mot jo edhe aq i ftohtë krahasuar me ditët që lamë pas, kur përveç të ftohtit të madh, kishte edhe borë në gjithë vendin.
Pritet që në mbrëmje, temperaturat të bien deri në 2 gradë celsius, me mundësi shiu, shkruan accuweather.com.
Gjatë ditës së nesërme pritet që temperatura të jenë deri në 6 gradë celsius, me vranësira dhe reshje të pakta shiu, ndërsa minimalet deri në 1 gradë celsius, raporton lajmi.net.
Duke filluar nga dita e enjte, pritet që temperaturat të jenë deri në 4 gradë celsius të përcjellura me shi dhe borë ndërsa ato minimalet do të sillën deri në – 4 gradë celsius.
Mot më i kthjellët pritet të jetë gjatë ditës së premte me temperatura deri në 5 gradë celsius dhe me vranësira të kohë pas kohshme, ndërsa ato minimale do të jenë deri 1 në gradë.
Fundjava po ashtu pritet të ketë reshje shiu. E shtuna pritet të jetë deri në 6 gradë celsius, ndërsa e diela deri në 8 gradë celsius.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...